Lajmet e fundit

22:41 - Mposhtet Kosova, Rumunët ia tundën rrjetën tri herë
Rumania e ka mposhtur Kosovën.
Mysafirët e tundën rrjetën e kosovarëve, tri herë.
Ndeshja përfundoi me rezultat 0-3, një nga golat u shënuan në pjesën e parë.
Topi në rrjetë gjatë lojës për herë të parë u fut në minutën e 40-të, nga Dennis Man.
E në minutën e 53-të, Razvan Marin, shënoi edhe një gol, raporton Klankosova.tv.
Portieri i kosovarëve, Arijanet Muriç s’arriti të mbrojë as golin e tretë që u shënua nga Razvan Marin, në minutën e 82-të.
22:28 - Mposhtet për herë të tretë Muriçi
Rumania ka arritur të realizojë edhe golin e tretë kundër Kosovës në minutën '82.
Kjo erdhi pas një gabimi në mbrojtje të vijës së fundit të të përzgjedhurve të Franco Fodas.
Rezultati momental 0-3.
21:55- Rumania sërish shënon gol kundër Kosovës, rezultati 0-2
Rumania ka shënuar edhe golin e dytë, kundër Kosovës, në minutën e 50-të.
Goli i parë u shënua në pjesën e parë të ndeshjes, nga Dennis Man.
21:33 - Përfundon pjesa e parë e ndeshjes, Rumania në epërsi kundër Kosovës
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Rumanisë.
Kjo e fundit është në avantazh, me rezultat 1-0.
Topin në rrjetë e futi Dennis Man, në minutën e 43-të.
21:27 - Kosova i ka punët keq, Rumania në epërsi
Rumania ka shënuar gol kundër Kosovës.
Topin në rrjetë e futi Dennis Man, në minutën e 43-të.
20:48 - Nis ndeshja Kosovë-Rumani
Ka nisur ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë.
Skuadrat po përballen në stadiumin "Fadil Vokrri", ndërsa loja po luhet në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kosova, të hënën do të përballet edhe me Qipron, ku më pas do të mbyllet cikli i ndeshjeve për muajin shtator.