Qendra e Clevelandit, Timofey Mozgov ëshë bërë rusi i parë që ka luajtur ndonjëherë në finalet e NBA.
Lojtari i Cavaliers bëri historinë duke u paraqitur në ndeshjen e mbrëmshme kundër Warriors.
Takimin e parë të finales së play off-it, që përfundoi me fitoren e Golden State 108 me 100, Mozgov e mbylli më 16 pikë dhe 7 kërcime.
Rusi që arriti suksesin më të madh në NBA, para Mozgov, ishte Andrei Kirilenko. Ai luajti më Utah Jazz në gjysmëfinalen e ligës, në vitin 2007.
https://www.youtube.com/watch?v=vRtkMBV3-Mw
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.