Skuadra e Premier Ligës, Nottingham Forest, ka njoftuar se është ndarë me trajnerin Nuno Espírito Santo.
Në komunikatën e klubit u shpreh falënderim për punën e trajnerit portugez, ndërsa u theksua se ka nisur kërkimi për një trajner të ri.
Sipas talkSPORT, një nga kandidatët në listën e Forest është Jose Mourinho. Drejtuesit anglezë pritet të zhvillojnë bisedime me trajnerin portugez, i cili së fundmi drejtoi Fenerbahçen, transmeton Klankosova.tv.
Klubi pritet të shpallë zyrtarisht trajnerin e ri në një kohë të shkurtër. Mourinho në të kaluarën ka menaxhuar Chelsean, Manchester United dhe Tottenhamin.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.