Lajmet e fundit

Binjaket e ngjitura janë nga Tajlanda. Ato kanë lindur me dy koka, kanë dy krahë e dy këmbë dhe ndajnë të njëjtat gjymtyrë.
Pin ka kontroll mbi njërën këmbë, ndërsa pan tjetrën dhe ato kanë mësuar të ecin, të vishen, të hanë e madje të vozisin një biçikletë.
Doktorët u kanë dhënë mundësinë motrave që të ndahen, mirëpo lidhja e tyre është aq e fortë sa të dyja binjaket duan të rrinë bashkë gjithmonë.
Mënyra se si këto binjake janë të bashkuara, është shumë e rrallë. Një gjë e tillë ndodh 1 herë në 2.5 milionë lindje.
“Atyre iu pëlqen të këndojnë, të hanë akullore dhe ta ndihmojnë njëra tjetrën të vishet”, ka thënë gjyshja e tyre, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Edhe pse ato janë të bashkuara në trup, personalitetet e tyre janë krejt ndryshe. Njëra pëlqen t’i ketë flokët e shkurtra, kurse tjetra të gjata. Po ashtu ato pëlqejnë ushqime të ndryshme.
