Lajmet e fundit

Nga marsi i vitit 2023, Komuna e Prishtinës kishte nisur implementimin e projektit “Rrugët për fëmijë”, me të cilin thuhej se synohej krijimi i rrugëve më të sigurta për fëmijët e kryeqytetit.
Si pjesë e këtij projekti ishin edhe hapësirat përreth Shkollës Fillore të Mesme të Ultë “Elena Gjika”.
Komuna kishte njoftuar se nga ky kufizim përjashtohen veturat e emergjencës, zjarrfikësve dhe veturave të policisë, veturat zyrtare dhe ato të parapara me ligj, për të cilat thuhej se do të ketë pistona lëvizës që mundësojnë qarkullimin në raste emergjente.
Por, duket se ky vendim i Komunës nuk po respektohet nga shoferët e motorëve.
Sipas pamjeve që ka dërguar një lexues në Klankosova.tv, motoristët shihen duke qarkulluar në këtë rrugë, të pashqetësuar.
Lexuesi tha se “edhe pse këto rrugë janë tërësisht të mbyllura për automjete, motoristët kalojnë me motoçikleta, duke e rrezikuar seriozisht sigurinë e fëmijëve tanë çdo moment”. /Klankosova.tv