Pas pushimit prej shtatë ditësh, zhurma e motorëve nga Moto GP rikthehet me atraksionin e bukurinë e saj.
Kësaj rradhe, mikëpritse e pilotëve më të mirë në botë do të jetë Çmimi i Madh i Misanos në San Marino, pistë kjo e përvitshme në kalendarin e Moto GP dhe Formula 1. Kualifikimet në Misano do të fillojnë nga ora 12:35, drejtpërdrejt në Art Sport 3 për tri kategoritë ndërsa gara e Grand Prix të San Marinos do të filloj të dielën në orën 11:00, ekskluzivisht në kanalin Art Sport 3.
Fabio Quartararo nga Yamaha është për momentin në vendin e parë duke grumbulluar 214 pikë. Pas tij vjen Francesco Bagnaia me 161 sosh ndërsa kampioni aktual Joan Mir është në shkallën më të ultë të podiumit me 157 pikë të grumbulluara.
E Shtunë
12:35 Kualifikimet Moto 3, Moto 2 dhe Moto GP Art Sport 3
E Diel
11:00 Gara Moto 3, Moto 2 dhe Moto GP Art Sport 3
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.