E SHTUNË
12:35 KUALIFIKIMET MOTO 3, MOTO 2 DHE MOTO GP ART SPORT 1
E DIEL
11:00 GARA MOTO 3, MOTO 2 DHE MOTO GP ART SPORT 2
Raundi i tetë në Moto GP do të rikthehet pas dy javësh nga gara e kaluar që u zhvillua në Kataluni.
Kësaj radhe, mikpritëse e pilotëve më të mirë në botë do të jetë Çmimi i Madh i Sachsenringut në Gjermani, pistë kjo e përvitshme në kalendarin e Moto GP.
Kualifikimet në Sachsering do të fillojnë nga ora 12:35 dhe do të transmetohen drejtpërdrejt në Art Sport 1 për tri kategoritë, ndërsa gara e Grand Prix të Gjermanisë do të fillojë të dielën në orën 11:00 dhe do të transmetohet ekskluzivisht në kanalin Art Sport 2.
Fabio Quartararo nga Yamaha është për momentin në vendin e parë duke grumbulluar 115 pikë. Pas tij vjen Johann Zarco me 101 sosh, ndërsa australiani Jack Miller është në shkallën më të ulët të podiumit me 90 pikë të grumbulluara.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.