Kur është fjala për marrjen e vendimeve jo të mira, të qenit të eksituar mund të jetë sikurse të qenit të dehur, sipas një studimi kanadez.
Pra, ndonjëherë edhe penisi e ka mendjen e vet.
Në një eksperiment, hulumtuesit i kishin anketuar 100 njerëz të cilët kishin shikuar filma pornografikë ose filma pa sekuenca seksuale, dhe i kishin pyetur se si do të vepronin në skenare të caktuara seksuale.
Rezultatet: Njerëzit e eksituar kishin thënë se janë më të prirë të marrin vendime të rrezikshme në shtrat, siç është mos vënia e prezervativit. Por, shkencëtarët kanë testuar edhe mënyrën se si epshi ndikon në vendimet jashtë dhomës së fjetjes.
Epshi jo domosdoshmërish ndikon në aftësinë për të marrë vendim, por ndikon në motivimin prapa vendimeve, thotë autorja e këtij studimi, Shayna Sparling. Pra, edhe nëse e dini se duhet të vëni prezervativ, ju nuk e bëni sepse në ato momente seksi i pambrojtur ju duket si diçka argëtuese, thotë ajo.
Studimet e mëhershme kanë treguar se keni më pak kontroll kur jeni të eksituar.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.