Lajmet e fundit

Ëndërrat tuaja Të jesh e hapur me partnerin për ëndërrat dhe dëshirat tuaja është e vetmja mënyrë që ato të jenë potencialisht të realizueshme.
Situatën financiare Të qenurit në dijeni të situatës financiare, i bën partnerët më të kujdesshëm lidhur me shpenzimet ndërkohë që e kundërta do të mund ta përkeqësonte edhe më tepër gjendjen.
Aktivitetin online Shanset që partneri të shohë ndonjëherë historikun e browser-it tuaj janë të mëdha kështu që nëse keni diçka për të thënë, më mirë thuajeni përpara se të zbulohet.
Problemet e mëdha Probleme në punë, në familje, me shëndetin...nuk ka rëndësi. Nëse është një gjë me rëndësi ndajeni me partnerin. Edhe nëse mund t’ju shkaktojë probleme me të, është një rrezik që duhet ta merrni përsipër me besimin se gjërat do të rregullohen gjithsesi.
Preferencat seksuale Jini të sinqertë mbi çfarë ju pëlqen në dhomën e gjumit. Nuk ka asgjë për të patur turp. Shumë persona janë të pakënaqur seksualisht nga partnerët dhe nuk e dinë se sa të lumtur do ishin në jetën seksuale sikur t’i bënin me dije partnerit se çfarë dëshirojnë të provojnë.