Lajmet e fundit
Qentë mund të përbëjnë rrezik tepër serioz për shëndetin e njerëzve. Ky është përfundimi që kanë arritur disa veterinerë anglezë në një studim të fundit, të cilët kanë hartuar një listë me sëmundjet vdekjeprurëse që qentë mund t’ua transmetojnë njerëzve…

Sipas një studimi të fundit, miqtë tanë besnikë, mund të përbëjnë rrezik për shëndetin tonë. Javën e kaluar, veterinerët anglezë, siç raporton “Daily Mail” kanë hartuar një listë me sëmundjet vdekjeprurëse që qentë mund t’ua transmetojnë padronëve të tyre. Por ka edhe nga ata studiues që insistojnë duke përsëritur se përfitimet që sjellin qentë në jetën tonë janë më të mëdha sesa rreziqet e mundshme.
Këto janë sëmundjet që mund të transmetohen, tuberkulozi, askaridi, shiritat ose tenja, helmimi serioz nga ushqimet, insektet që sulmojnë zorrët, zgjebja, infeksionet e shkaktuara nga minjtë.