Juventus e ka mposhtur me rezultat 1:0 Chelsea-n në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Champions League.
Golin e vetëm e realizoi Frederico Chiesa, në minutën e 46-të.
Kjo ndeshje u transmetua drejtpërdrejtë në Klan Kosova.
Lidhur me këtë ndeshje ka folur trajneri i njohur kosovar Arbnor Morina.
Morina tha në Champions Show se me shënimin e golit të epërsisë Juventus e aplikoi një lojë tipike italiane.
"Në pjesën e dytë ndeshja ka filluar ashtu siç do të donte ta fillonte secili ekip. Shumë shpejtë e dhanë golin dhe pastaj aplikuan një lojë tipike italiane, me një lojtar më tepër në vijën e fundit, me një lojtar më tepër në mesin e fushës dhe vetëm një lojtar i cili ka qenë në sulm për të vrapuar dhe për mos t'i lënë kundërshtarin për ta ndërtuar aksionin nga vija e fundit".
"E këtë e ka bërë Chiesa në mënyrën më të mirë sepse vrapimet e tij kanë qenë shumë të frytshme deri në momentin kur është zëvendësuar por në përgjithësi një lojë taktike shumë e disciplinuar e Juventusit".
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.