Lindon Emërllahu pritet të bëjë sot debutimin e tij te skuadra e re, CFR Cluj.
Gjiganti rumun, bëri një postim në “Facebook”, duke i bërë një prezantim të veçantë para debutimit të tij.
Ky postim u shoqërua me tingujt e këngës “Mora Fjalë” të Shkurte Fejzës.
Emërllahu, përndryshe është edhe transferimi më i shtrejtë që ka dal nga Superliga e Kosovës ku është shitur për shumën e 800 mijë eurove nga Ballkani.
Ai bashkë me Meriton Korenicën, do të zhvillojnë sot ndeshjen ndaj Politehnica Iasit, që zhvillohet në orën 15:00.
CFR Cluj është një nga më të suksesshmit në futbollin rumun, ndërsa po Rumania është një nga pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e njeh ende Kosovën shtet.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.