Studiuesi Arianit Buqinca ka botuar monografinë studimore “Dardanët e Ilirisë (VI-I p.e.s.)”.
Për të përfunduar këtë studim monografik, në kuadër të Degës së Historisë të Institutit Albanologjik, autori ka vjelë dhe hulumtuar të dhëna të moçme letrare në Francë, në Itali, në Kosovë dhe vende të tjera të rajonit.
Monografia e autorit fillon me disa pyetje të parashtruara në historiografi në të kaluarën, të cilave mundohet t’u japë përgjigje përmes metodologjive hulumtuese bashkëkohore, njofton Klan Kosova.
Autori, në këtë monografi, tregon kujdes kur zgjedh kufijtë kronologjikë për të kapërcyer ngërçet e mëparshme. Objektivi është i qartë: sprovohet të vizatohet një tablo e Dardanisë, siç mund ta zbulonin romakët, kur legjionet e tyre mbërritën në vend, prandaj autori ka zgjedhur shekullin I p.e.s., si kufi të poshtëm kronologjik.
Meqenëse edhe burimet antike për Dardanët dominojnë gjatë periudhës romake është munduar të kërkojë origjinën e këtyre informacioneve, sidomos kur shkruan për historinë sociale të dardanëve.
Për këtë kuptojmë nga intervista që dha vetë Buqinca për Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=ofSWr3Umbbw
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.