Monaco ka shkarkuar trajnerin Adi Hutter pas një serie rezultatesh të dobëta që e lanë ekipin në vendin e pestë në Ligue 1 pas shtatë javësh.
Klubi konfirmoi lajmin në faqen zyrtare, duke falënderuar Hutterin për angazhimin e tij.
Humbja 4-1 ndaj Club Brugge në Champions League ishte ndër më të rëndat.
Barazimi 2-2 me Nice në fundjavë, ndonëse Monaco luajti me një lojtar më shumë, vulosi vendimin.
Klubi pritet të emërojë së shpejti trajnerin e ri.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.