Këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e 29-të e ligës elitare franceze, Ligue 1.
Në fakt, kjo ligë nisi mbrëmë me Reims që befasoi Lensin duke e mundur si mysafir, 0:2.
Derbi midis Monacos dhe Marseille luhet sot nga ora 17:00, dhe me tri pikë, vendësit kanë gjasë ta kalojnë Marseille dhe të dalin në vendin e dytë, pasi i kanë dy pikë dallim.
Ndërkaq, Tolouse pret në shtëpi Lille-n e Edon Zhegrovës, ndeshje kjo që jepet në Sport 6 në Art Motion.
Strasbourg përballet me Nice-n sonte nga ora 21:05, takim ky që emetohet në Sport 2.
Ndërkaq nesër, Auxerre luan kundër Lyonit nga ora 20:45.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.