Aktivistët serb të mërkurën e gjuajtën me ëmbëlsirë në fytyrën e intelektualit francez me prejardhje hebraike në shfaqjen e filmit të tij “Peshmerga” në Beograd.
Filmi i tij për betejën e kurdëve kundër grupit ISIS po shfaqej në festivalin e dokumentareve Beldocs në qytet kur Levy u sulmua nga një anëtar i një grupi të vogël komunist SKOJ, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Teksa njëri ia hodhi ëmbëlsirën në fytyrë, dy anëtarë që pohohet të jenë anëtarë të SKOJ-it, bërtisnin: “Vrasës, lëre Beogradin!”, ndërkaq një aktivist u ngjit në skenë duke mbajtur një pankartë që thoshte se filozofi avokon vrasjen.
Gjatë viteve të 90-ta, Levy e kishte kritikuar ashpër rrethimin e kryeqytetit të Bosnjës, Sarajevën, dhe ishte zë i fuqishëm kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
Kjo nuk është hera e parë që filozofit francez po i hidhet ëmbëlsirë në fytyrë. Komediani Noel Godin, që ka ndërtuar karrierrën e tij duke përplasur ëmbëlsira në fytyrat e njerëzvë të famshëm, ia ka bërë këtë gjë Levy-së së paku tre herë, së fundi gjatë debatit në një kishë në Belgjikë.
https://www.youtube.com/watch?v=VRMEVnvfVuY
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.