Vedat Muriqi ditë më parë ishte shpallur lojtari më i mirë për muajin janar në La Liga.
Ndërkaq sonte, para ndeshjes në shtëpi me Real Betisin ai ka pranuar çmimin para tifozëve të tij.
Në një ligë ku luajnë dy ndër klubet më të mëdha në botë, me emra si Kylian Mbappe e Robert Lewandowski përpara, prizrenasi arriti edhe një sukses të hatashëm.
Dardani kishte realizuar pesë gola në katër takimet e fundit ne janar, përfshirë një hat-trick ndaj Atheltic Bilbaos.
Përndryshe, ai është i dyti në listën e top golashënuesve në La Liga me 14 gola, vetëm pas Kylian Mbappe-së.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.