Ka ardhur dita e shumëpritur për futbollin kosovar. Kombëtarja "Dardane" zbret sonte në fushë nga ora 20:45 për takimin me historinë, Turqia është pengesa e fundit drejt ëndrrës së Kampionatit Botëror.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Franco Foda ka motivimin e madh për t'i dhuruar gëzim 13 mijë të pranishmëve që priten të jenë sonte në stadiumin "Fadil Vokrri".
Të gjitha përgatitjet janë kryer me sukses, Kosova ka skuadrën e plotë në dispozicion kundër Turqisë që nga ana e saj nuk luan në Kupën e Botës prej 24 vitesh.
Franco Foda në konferencën për media deklaroi se gjasat janë 50/50 për kualifikim duke pasur besim të madh te grupi që ai drejton. Ndërkohë, kapiteni ynë Vedat Muriqi e konsideroi si pavarësi të dytë mundësinë për të shkuar në Botëror.
Shpresat janë të mëdha, optimizmi gjithashtu, urojmë që në fundin e kësaj mbrëmjeje të 31 marsit 2026 të jemi në festë për një kualifikim historik.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.