Trepça tregoi sonte se pse është kampione në fuqi, dhe pse duhet bërë hesap edhe këtë sezon.
Ndonëse po pësonte me 13 pikë epërsi nga Golden Eagle Ylli, ata arritën të kthehen në lojë dhe të triumfojnë ndaj suharekasve.
Ata drejt triumfit i udhëhoqi Jacori Payne me 18 pikë, duke realizuar edhe dy pikët vendimtare që sollën fitoren për vendësit.
Tre sekonda para fundit ai u faulua nga Lis Shoshi, dhe nuk e pati problem që gjuajtjet e lira t'i konvertojë në kosha.
Syri i Klan Kosovës ju sjell momentin epik të Paynet kur shënoi pikët që ua dhanë fitoren mitrovicasve.

●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.