Lajmet e fundit

Trepça është një fitore larg mbrojtjes së titullit kampion në Superligën e Kosovës.
Ata sonte e mposhtën liderin e sezonit të rregullt, Bashkimin, duke e çuar në 3:1 epërsinë në serinë finale të Playoff-it.
Ndonëse e nisën çerekun e parë për mrekulli, vendësit shpërdoruan avantazhin prej tetë pikësh në çerekun e parë duke dhënë vetëm dy pikë në të dytin.
Mirëpo, një seri prej 19:0 në çerekun pasues u dha zemër mitrovicasve të cilët nuk e lëshuan më epërsinë nga dora dhe takimin e mbyllën me rezultat 80:74.
Ky spektakël në palestër dhe në tribunat rreth saj u dha LIVE në Sport 1 të Art Motion, dhe në artikullin e mëposhtëm mund t’i gjeni ndër momentet më të këndshme dhe vendimtare të ndeshjes.
[caption id="attachment_2575646" align="alignnone" width="2016"]
Momenti i ngulitjes nga ylli i Trepçës që elektrizoi palestrën "Minatori"[/caption]
[caption id="attachment_2575662" align="alignnone" width="1621"]
Momenti kur Wendell Green Realizon nga gjysma e palestrës dhe ngushton epërsinë e Trepçës në 63:60 në fund të çerekut të tretë[/caption]
[caption id="attachment_2575653" align="alignnone" width="2048"]
Momenti pikëllues për Wendell Green i cili ishte heroi i Bashkimit me 35 pikë, por dështoi dy herë për gjuajtje të lirë në fund të takimit[/caption]