Futbollisti i Kosovës, Valon Berisha, ka qenë lojtari i ndeshjes së sotme, Moldavi – Kosovë, që përfundoi me rezultatin e barabartë 1:1.
Berisha kishte notën 7.9, i pasuar nga futbollisti tjetër i Kosovës, Benjamin Kololli, me notën 7.6 sipas ‘SofaScore’, transmeton Klan Kosova.
Edhe futbollisti me notën më të ultë vjen nga radhët e Kosovës, këtë epitet në ndeshjen e sotme e gëzon, Herolind Shala, pasi për minutat që luajti, u notua me 6.2.
Ndërsa, te moldavët më i dalluari ishte mesfushori Vadim Rata (nota 7.5) dhe mbrojtësi Veaceslav Posmac (7.3).
Më poshtë notat e dy skuadrave:

●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.