Superylli i futbollit, Mohamed Salah kritikoi organin qeverisës të futbollit evropian të shtunën për deklaratën sipas tij të kufizuar pas vrasjes së futbollistit palestinez, Suleiman Al-Obeid në Gaza.
Sulmuesi egjiptian i Liverpoolit përmes një komenti vuri në dukje me vëmendje se postimi i UEFA-s nuk bëri asnjë referencë për rrethanat e vdekjes së Al-Obeid.
“Lamtumirë Suleiman al-Obeid, ‘Pelé palestinez’. Një talent që u dha shpresë fëmijëve të panumërt, madje edhe në kohërat më të errëta”, shkroi UEFA në një postim në X.
Salah iu përgjigj postimit të shtunën: “A mund të na tregoni si vdiq, ku dhe pse?”.
Komenti i tij shpejt fitoi vëmendje në internet, me më shumë se 840,000 pëlqime deri të shtunën në mbrëmje.
Al-Obeid, i cili gjatë kohës që luante si lojtar ishte pjesë e ekipit kombëtar palestinez, u vra nga një sulm izraelit që synonte civilët që prisnin ndihmë në jug të Gazës, sipas Shoqatës së Futbollit të Palestinës (PFA).
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.