Drejtori i ri te Milani, shqiptari Igli Tare, e ka bërë goditjen e parë të madhe që nga ardhja e tij në këtë detyrë.
Sipas raportimeve nga gazetari Gianluca DiMarzio, Tare e ka bindur Luka Modriqin që t'i bashkohet skuadrës Kuqezi.
Modriqi i cili po e shkel moshën 40 vjeç muajin e kaluar u përshëndet me Real Madridin ku njohu sukseset më të mëdha në karrierë.
Mirëpo, ai beson se mund t'i japë edhe më shumë futbollit evropian, andaj edhe duket ta ketë zgjedhur Serie A-në.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.