Mesfushori kroat Luka Modriq është gati të vazhdojë karrierën e tij me Real Madridin, pavarësisht përfundimit të kontratës së tij këtë verë.
Megjithatë, e ardhmja e tij në “Los Blancos” do të varet nga vendimi i trajnerit Xabi Alonso.
Modriq, i cili ka qenë një figurë kyçe për Madridin për më shumë se një dekadë, është i gatshëm të kontribuojë edhe më tej në ekip.
Tani pritet që Alonso të marrë një vendim mbi rinovimin e tij dhe rolin e tij në skuadër për sezonin e ardhshëm.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.