Mesfushori kroat Luka Modriq, tashmë ndodhet në Itali, konkretisht në Qendrën Mjekësore të AC Milan, ku edhe do t'i kryejë testet mjekësore.
Modriq pritet që ta nënshkruajë edhe kontratën me "Rossonerët".
Ai iu bashkua gjigantit italian si i lirë, pas përfundimit të kontratës me Real Madridin.
Magjistari i mesfushës u largua nga "Los Blancos" pas më shumë se 10 vjet ku pati suksese të jashtëzakonshme.
Aty, ai fitoi thuajse gjithçka, La Liga-n, Kupën e Spanjës, Superkupën, Champions Leaguen, e gjithashtu në vitin 2018-të mori edhe "Topin e artë".
Pas arritjes, 39 vjeçari u shpreh tejet i lumtur.
“Jam mjaft i lumtur. Pres sfida të mëdha me Milanin dhe do të ketë kohë të flas për gjithçka”, tha ai.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.