Luka Modric ka shpjeguar vendimin e tij për t’u bashkuar me AC Milan pas largimit nga Real Madridi.
Kroati 40-vjeçar tha se ndihet i lumtur në Milano dhe se ka qenë tifoz i kësaj skuadra që nga koha e fëmijërisë.
“Jam i entuziazmuar te AC Milan, qyteti është i mrekullueshëm dhe klubi është ndër më të mëdhenjtë në botë. Jam shumë i kënaqur që zgjodha Milanin pas Real Madridit”, deklaroi ai për Arena Sport.
Modric synon të ruajë formën dhe të jetë gati për Botërorin 2026, ndërsa në Serie A është bërë menjëherë një nga lojtarët më të rëndësishëm të kuqezinjve./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.