Pritën 75 vite për një moment të tillë. Prandaj as emocioneve nuk iu përmbajtën dot tifozët e Ballkanit pas kualifikimit në grupet e Ligës së Konferencës për herë të parë në histori të klubit.
Adhuruesi i flaktë i Ballkanit, moderatori i lajmeve në Klan Kosova Kushtrim Reshitaj e ka komentuar këtë moment emocionues.
Analizën e ndeshjes e bënë edhe trajnerët Arbnor Morina e Bylbyl Sokoli.
Ballkani është ekipi i vetëm kosovar që ka arritur të shkoi në fazën e grupeve të Konferencë Ligës.
E për këtë arritje klubi nga Suhareka do të përfitoi 3 milionë e 722 mijë e 500 euro.
https://www.youtube.com/watch?v=N_SzXSxjXpk&ab_channel=KlanKosova
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.