Mohamed Salah do të largohet nga Liverpool FC në fund të këtij edicioni.
Kjo u bë e ditur nga vetë klubi në një njoftim publik.
Mohamed Salah ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Liverpool në vitet e fundit, duke kontribuar me gola dhe asistime vendimtare në sukseset e klubit, përfshirë fitimin e titullit në Premier League dhe Ligën e Kampionëve, transmeton Klan Kosova.
Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i radhës për yllin egjiptian, ndërsa interesimi nga klubet e mëdha evropiane dhe ato nga Lindja e Mesme nuk mungon.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.