Lajmet e fundit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala ka pritur një delegacion të shqiptarëve të Kroacisë, të kryesuar nga Ermina Lekaj-Përlasku, deputete në Parlamentin e Kroacisë, Esad Çollaku, kryetar i Unionit të Shqiptarëve në Kroaci, Tom Kaçinari, kryetar i Veteranëve të Kroacisë, dhe Ardian Kozniku, futbollist i reprezentacionit të Kroacisë në Kampionatin Botëror në Francë.
Në këtë takim u bisedua për një varg çështjes të interesit të përbashkët, e sidomos për nevojën e intensifikimit të bashkëpunim të ndërsjellët mes diasporës së Kroacisë dhe institucioneve të Kosovës, veçanërisht në fushat që lidhën me politikat kulturore, të rinisë dhe sportit.
Përfaqësuesit e delegacionit të shqiptarëve nga Kroacia, e informuan ministrin Shala me gjendjen e shqiptarëve në Kroaci, me organizimin e tyre në fushën e politikës e të kulturës, transmeton Klan Kosova.
Ata gjithashtu shprehën nevojën që të kenë mbështetje nga institucionet e Kosovës, sidomos në përpjekjet e tyre për të ruajtur dhe kultivuar kulturën dhe traditën shqipe.
Shala u shpreh se Kosova do t’i mbështesë shqiptarët e Kroacisë, nëpërmjet formave konkrete, në fusha e rëndësishme, e sidomos në ato që lidhen me kulturën dhe librin shqip.
Ai më tej u shpreh se Kosova është falënderuese ndaj diasporës së Kroacisë për kontributin e rëndësishëm dhe të vazhdueshëm që i ka dhënë Kosovës.