Federata e Karatesë e Kosovës njofton gjithë komunitetin sportiv që ministria për Kulturë, Rini dhe Sport i ka rikthyer Licencën Federatës së Karatesë së Kosovës.
“Federata e Karatesë e Kosovës falënderon Ministrinë e MKRS-së z. Hajrulla Ceku për mbështetjen e dhënë gjatë këtij procesi të vështirë”, thuhet në njoftimin e FFK-së, përcjell Klankosova.tv.
Ata shpresojnë që të hasin në mbështetje financiare nga kjo ministri.
“Shpresojmë të hasim në mbështetje financiare nga Ministria për Kulturë dhe Sport për lehtësimin e nevojave të sportistëve dhe klubeve. Ftojmë të gjitha klubet që të jenë pjesë aktive e këtij rrugëtimi dhe të kontribuojnë në zhvillimin dhe promovimin e karatesë. Bashkarisht, drejt sukseseve të reja”.

●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.