Ka pasur një rritje prej pesëfish, të marrjes së magnetit gjatë pesë vjetëve të fundit tek fëmijët e vegjël në Britaninë e Madhe.
Ky rezultat vie mes një rritje të qëndrueshme të pranimeve në spital në Londër, të fëmijëve, si shkak i gëlltitjes së objekteve të huaja, thonë mjekët.
Shumicën e kohës objektet kalojnë nga trupi natyrshëm pa ndonjë incident, por bateritë e butonave dhe magnet të vegjël që gjenden në mjetet pa tela, disqet e ngurta dhe lloje të caktuara të lodrave të fëmijëve shoqërohen me ndërlikime, raporton The Guardian, përcjell klankosova.tv.
"Shumë rrallë shohim që një fëmijë të ketë gëlltitur dy magnetë, ne zakonisht përfundojmë duke parë pesë ose gjashtë së bashku… me sa duket fëmijët priren të kapin shumë prej tyre. Unë mendoj se më e madhja që kemi pasur është 20+'', tha Dr Hemanshoo Thakkar nga departamenti i kirurgjisë pediatrike, spitali i fëmijëve Evelina në Londër.
Këto lloje të gëlltitjeve po rriteshin edhe para pandemisë, ndoshta për shkak të popullarizimit të marketingut dixhital të lodrave, pasi sipas tij shumë lodra në thelb janë një bollëk topash magnetikë.
Midis janarit 2016 dhe dhjetorit 2020, kishte një rritje prej 56% të gëlltitjes së objekteve nga fëmijët - dhe gjatë kësaj periudhe 251 fëmijë u pranuan në katër qendra kirurgjikale të fëmijëve në jug-lindje të Anglisë. Në vitin 2016, të katër qendrat regjistruan katër raste të marrjes së magneteve, krahasuar me 25 në vitin 2020.
Në Mbretërinë e Bashkuar, rregulloret kërkojnë që të gjitha lodrat magnetike të shoqërohen me nga një paralajmërim, por shumë prodhues nuk i shfaqin këto dukshëm. Kufiri i moshës në këto lodra është zakonisht i barabartë me 14 vjeç, por mosha mesatare gjatë periudhës së studimit për gëlltitje magnetësh ishte shtatë vjeç, përcjell klankosova.tv.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.