Mjeku kryesor i kancerit në Shërbimin Shëndetësor në Britani, ka bërë thirrje për të qenë vigjilent ndaj ndryshimeve të papritura në trup, të cilat mund të jenë shenja të mundshme të kancerit.
Mungesa e papritur e frymëmarrjes, fryrja e vazhdueshme, djersitjet natën dhe gjakderdhja pas seksit mund të jenë shenja të diçkaje më serioze, transmeton klankosova.tv. Po ashtu, vështirësitë me frymëmarrjen, problemet e zorrëve që zgjasin dhe humbja e peshës pa shkak janë gjithashtu alarme të mundshme.
Profesori Peter Johnson, drejtor i klinikës për kancerin në NHS, theksoi rëndësinë e kontrollit të shenjave të reja dhe kërkoi që çdo ndryshim në trup të kontrollohet sa më shpejt. Ai tha se është thelbësore të jemi të vetëdijshëm për ndryshimet e trupit tonë, pasi këto mund të shpëtojnë jetë.
NHS sipas mail online, gjithashtu këshillon që nëse shfaqen shtyllat, kalli ose gunga që kruhen, plasariten ose lëshojnë gjak, të kontaktoni menjëherë mjekun.
Kjo thirrje është bërë në një kohë kur hulumtimet tregojnë se njerëzit janë pothuajse dy herë më të prirur të kontrollojnë bilancin e tyre bankar sesa shenjat e mundshme të kancerit.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.