I njohur për vetitë e tij antibakteriale dhe anti-inflamatore, mjalti i pastër është ilaç natyral që nuk duhet të mungojë në shtëpinë tuaj.
Një lugë mjaltë në çaj të ngrohtë, ujë me limon ose thjesht ta konsumoni direkt, ndihmon në qetësimin e fytit të irrituar, lehtëson kollën dhe përforcon sistemin imunitar.
Përveç kësaj, mjalti është burim natyral energjie dhe ndihmon në shërimin e plagëve të vogla.
Studime të fundit kanë treguar gjithashtu se mjalti mund të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së gjumit, falë efektit të tij qetësues në trup. Një lugë mjaltë para gjumit mund të ndihmojë në balancimin e niveleve të sheqerit në gjak gjatë natës dhe në prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.