Për herë të parë, në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, biletat për ndeshjen e parë gjysmëfinale Trepça – Peja mund të blihen tashmë edhe online.
Por, siç duket mitrovicasit e kanë rrëzuar prej sistemit faqen online, nga interesimi i madh.
Në disa raste, janë shfaqur vështirësi për ta kryer procesin e sigurimit për një ulëse.
Super përballja zhvillohet të enjten dhe transmetohet në Sport 2, në platformën më të madhe televizive, Artmotion.

●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.