Lajmet e fundit

Pasi i përshëndeti garuesit, nxënësit dhe të pranishmit, kryetari Bahtiri, tha se duke pas parasysh rëndësinë e aktiviteteve kulturore që kanë për nxënësit, komuna i ka mbështetur materialisht garat dhe këtë do ta bëjë edhe në të ardhmen.
Ai po ashtu ju uroi suksese garuesve dhe nxënësve tjerë dhe arsimtarëve.
Për të marrë pjesë në gara ishin paraqitur gjithsej 32 recitues, të cilët i vlerësoi juria profesionale, njofton Klan Kosova.
Vendin e parë e fitoi nxënësja Rozafa Hajrizi nga shkolla ''Ismail Qemaili'', vendin e dytë, Besiana Selmani nga shkolla ''Abdullah Shaban'', ndërsa vendin e tretë Agnesa Aliu nga shkolla fillore ''Migjeni''.