Janë pamje paniku, nga protesta masive kundër qeverisë dhe regjimit të Aleksandar Vuçiq, më 15 mars.
Dy javë pas këtyre skenave , ku sipas organizatorëve shumë ekspertëve është e konfirmuar se policia serbe përdori Topin me Zë, kundër masës, presidenti i Serbisë, dha një lajm.
Këtë të shtunë vetë Vuçiq, konfirmoi se në Beograd, por jo-zyrtarisht mësohet se edhe në Nish, në “Qendrën Humanitare Ruse”, erdhën njësi speciale të Shërbimit rus të Sigurisë (FSB), për siç thuhet –hiç më pak se të bëjnë hetim për atë nëse u përdor Topi sonik apo jo më 15 mars.
Kjo ka shtangur opozitën dhe shumë organizata në Serbi, të cilët thonë se zor të iu besohet rusëve, për shkak aleancës që Vuçiq, e struktura e tij e kanë me shefin e Kremlinit Vladimir Putin.
Vetë ai që jo-zyrtarisht njihet si emisar serb për Rusinë, i sanksionuari i Amerikës, Aleksandar Vullin më 22 Mars vizitoi Moskën, e ku takoi sekretarin e Këshillit të Sigurisë, ruse Sergej Shojgu, tha se Rusia po e ndihmon Serbinë, për të shtypur sipas tij tentimin për “Revolucionin me Ngjyrë” i cili sipas Vullinit e shumë të tjerëve në pushtet , financohet nga shtete perëndimore.
Ndërkohë për të balancuar Serbia, tha se i ka dërguar një kërkesë edhe Byrosë Federale të Hetimit (FBI) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të hetuar po sipas tyre rastin se nëse u përdor apo jo të Topi me Zë.
Nga Uashingtoni, ende nuk ka një reagim për këtë thirrje nga Beogradi