Kur misioni Chang'e-4 zbarkoi në kraterin Von Karman më 3 janar 2019, Kina u bë vendi i parë dhe i vetëm që zbarkoi në anën e largët të Hënës - në anën që gjithmonë shikon larg Tokës.
Tani, Kina po dërgon një tjetër mision në anën e largët, dhe këtë herë, qëllimi i saj është të kthejë në Tokë mostrat e para të "anës së fshehur" të satelitit të Tokës, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Misioni Chang'e-6, i nisur të premten, do të kalojë 53 ditë duke eksploruar pellgun e Polit të Jugut-Aitken për të studiuar gjeologjinë dhe topografinë e tij, si dhe për të mbledhur mostra nga pika të ndryshme në të gjithë kraterin.
Pellgu i Polit të Jugut-Aitken besohet të jetë krateri më i madh dhe më i vjetër në Hënë, që përfshin gati një të katërtën e sipërfaqes hënore me një diametër që mat afërsisht 2 mijë e 500 kilometra. Krateri i goditjes është më shumë se 8 kilometra i thellë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.