Lajmet e fundit

Futbollisti shqiptar, Mirlind Daku ka realizuar golin e radhës me Rubin Kazanin.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare u asistua nga Dardan Shabanhaxhaj, teksa realizoi gol në minutën e 77’të me një goditje të fortë.
Rubin Kazan u mposht 3-1 nga Spartakut të Moskës, teksa golin e vetëm për Rubinin e shënoi Mirlind Daku, shkruan Klankosova.tv
Ky ishte goli numër nëntë për Dakun në këtë sezon të elitës ruse, teksa 26-vjeçari ka në llogarinë e tij edhe katër asist.