Në Prishtinë është shënuar 250-vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes disa aktiviteteve simbolike dhe ekspozitave që kanë përcjellë mesazhe mirënjohjeje për rolin e ShBA-së në mbështetjen e Kosovës.
Në një prej veprimeve simbolike, flamuri amerikan është vendosur pranë atij të Kosovës, i cili prej kohësh valon në oborrin e një xhamie në kryeqytet, si shenjë respekti dhe falënderimi për mbështetjen amerikane gjatë periudhave të vështira.
Imami i xhamisë “Dr. Bedri Kamberi”, Labinot Maliqi, tha se ky gjest nuk është vetëm protokollar, por një shprehje e qartë mirënjohjeje.
Në këtë ceremoni, Maliqi ishte i vetëm, ndërsa në një tjetër aktivitet të ngjashëm të organizuar në kryeqytet, pjesëmarrja ishte më e gjerë dhe përfshinte ekspozita dhe elemente të tjera simbolike.
Në kuadër të festimeve, mesazhe mirënjohjeje për ShBA-në u shprehën edhe përmes një ekspozite me fotografi, ku u theksua aleanca dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Për më shumë ndiqeni kronikën në vijim:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KG
SHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.