Muzika e tyre përshkruhet si shkrirje e flamengos spanjolle dhe rapsodisë cigane.
Ky stil i veçantë i të bërit muzikë nuk e pati problem ta shtrijë ndikimin edhe në shumë kultura të tjera duke i bërë për vete edhe ata që i dëgjonin për herë të parë.
Tingujt e tyre depërtuan natyrshëm për të treguar edhe një rrëfim më shumë për këtë frymë muzikore.
Gazetarja Shpresa Sekiraqa sjellë shkollën e vetme të kitarës në qytetin e Podujevës të quajtur "Mirela".
Zhanri që kjo shkollë parapëlqen është flamengo por repertuari i tyre është i pasur edhe me muzikën shqipe.
Se kush janë Gipsy Kings-at e Llapit, sa fëmijë ushtrojnë aty dhe sa talente e vazhdojnë këtë rrugë e kuptoni përmes stories!
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.