Hendbollistja e Kombëtares së Kosovës, Mirela Gjikokaj, po kalon në formë fantastike me ekipin e Follo HK.
Me fitoren 25:23 të arritur të martën në udhëtim ndaj Oppsalit, Follo HK, ka siguruar kalimin nga kategoria e dytë në Superligën e Norvegjisë.
Superliga e Norvegjisë është prej ligave më të forta të hendbollit në Evropë dhe për reprezantuesen e Kosovës është hap i madh në karrierë.
Gjikokaj ishte prej më të mirave në ndeshjen vendimtare. Ajoi shënoi katër gola.
Kohë më parë Mirela ka vazhduar kontratën me Follon, ndërsa pritet të jetë prej bartëseve të lojës së Kosovës në kualifikimet për Euro 2024.
●●●
SKSHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.