Qeveria e Kosovës e ka miratuar projektligjin për kinematografi që parasheh një reformim të plotë strukturor në sektorin e filmit.
Ministri Hajrulla Çeku ka thënë që projektligji parasheh themelimin e rrjetit të kinemave publike të Kosovës, fuqizimin e kapaciteteve të QKK-së.
Ai ka thënë se po ashtu parashihet edhe rregullimi dhe funksionalizimi i Kosovafilmit, si dhe mbrojtja e trashëgimisë kinematografike të Kosovës.
Përmes këtij projektligji synohet që të tërhiqen investime nga jashtë përmes sistemit të Terabatit.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.