Lajmet e fundit

Shqipëria nga ora 19:00 do të luajë miqësoren e radhës në muajin qershor kundër Azerbajxhanit.
Tashmë janë bërë edhe formacionet zyrtare nga të dyja kombëtaret për ndeshjen e cila do të jetë e fundit përpara nisjes së Kampionatit Evropian, ku Shqipëria do të marrë pjesë.
Për Shqipërinë, në portë do të jetë Strakosha, në mbrojtje Mitaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Hysaj, kurse në mesfushë do të jenë Bajrami, Ramadani dhe Asllani, ndërsa në sulm do të jenë Asani, Broja dhe Seferi.
Më poshtë gjeni formacionet zyrtare të të dyja ekipeve.
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Bajrami, Ramadani, Asllani, Asani, Broja dhe Seferi.
Azerbajxhani: Mahammadaliye, Cafarguliyev, Mustafazada, Huseynov, Mammadov, Mahmudov, Diniyev, Isayev, Sheydayev, Emreli dhe Bayramov.