Lajmet e fundit

Me fillim nga ora 20:00, kombëtarja shqiptare do të luajë në “Haladas Sportkomplexum” të Hungarisë, ndeshjen miqësore kundër Lichtensteinit.
Kur kanë mbetur edhe pak kohë deri në fillimin e ndeshjes, trajneri Sylvinho e ka publikuar formacionin zyrtar.
Strategu brazilian, ka bërë disa ndryshime ku nga minuta e parë do të luajnë emra si: Arbër Hoxha, Klaus Gjasula, Armando Broja dhe Ivan Balliu.
"Kuqezinjtë" në dy miqësoret e marsit e kanë një humbje me rezultat 1:0 kundër Suedisë dhe barazimit 1:1 ndaj Latvisë.
Përballja me Lichtensteinin është e katërta me këtë ekip, ku kombëtarja shqiptare i ka fituar tri ndeshje dhe ka barazuar në një.
Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian "Euro 2024" që mbahet në Gjermani nga 14 qershori dhe zgjat deri më 14 korrik.
Kur kanë mbetur edhe pak dita, loja e sontme do të jetë një test i mirë për ekipin e drejtuar nga Sylvinho.
Kombëtarja bën pjesë në grupin B, bashkë me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.