Plot 31 pikë është diferenca pas pjesës së parë ndërmjet Minnesota Timberwolves dhe Oklahoma City Thunder.
Anise këta të fundit janë duke udhëhequr serinë gjysmëfinale të NBA 2-0, sonte asgjë s'po u shkon për shtati, njofton Klankosova.tv.
"Ujqit" po avancojnë 72-41 pas dy çerekëve të parë, në të cilët shkëlqeu Anthony Edwards me 20 pikë, tetë kërcime e tri asistime.
Kjo super përballje po transmetohet në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion.
Në finale të NBA kualifikohet ajo skuadër e cila shënon katër fitore, teksa një biletë për në nivelin kulminant e kontestojnë edhe New York Kincks - Indiana Peacers, raporton Klankosova.tv.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.