Minnesota Timberwolves, e ka deklasuar Oklahoman në finalen e tretë të Konferencës së Perëndimit në NBA.
Spektakli basketbollistik, që u transmetua në orët e para të së dielës në Artmotion, përfundoi me rezultat 101 me 143, në favor të mysafirëve.
Kështu tani Minnesota e ka ngushtuar epërsinë në 2:1 përballë Oklahomas.
Loja u dominua plotësisht nga Timberwolves, duke mos lejuar befasi në asnjë çerek të saj (14:34, 27:38, 29:35, 31:36).
Yjet e ndeshjes ishin dyshja e Minnesotas, Julius Randle dhe Anthony Edwards të cilët shënuan nga 24 dhe 30 pikë secili.
Ndërsa te Oklahoma ishin Shai-Gilgeous Alexander dhe Ajay Mitchell, me nga 14 pikë të dy lojtarët.
Ndeshja e katërt zhvillohet të martën në “Target Center”, pas mesnatës me orën tonë lokale.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.