Lajmet e fundit

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, ka thënë se sezoni turistike atje ka nisur më herët sesa vitin e kaluar.
Sipas saj, shifrat e këtij viti janë surprizuese që në javët e para, teksa tha se viti që shkoi u mbyll me 7.5 milionë turistë të huaj.
“Viti 2022 u mbyll me 7.5 milionë vizitorë të huaj, me pasaporta joshqiptare. Nuk mund të llogarisë mysafirët prej Kosove, për shkak se në bazë të marrëveshjes mes dy qeverive që nga mesi i vitit të kaluar kalimi në Morinë kryhet pa regjistrime”, tha Kumbaro në “Info Magazine” në Klan Kosova.
Ajo tha se Velipoja, Shëngjini, Durrësi, Vlora e Saranda janë vendet më të frekuentuara nga turistët nga Kosova, teksa shtoi se tashmë hov të madh të zhvillimit ka marrë edhe agro-turizmi.
“Turizmi po shtrihet gjeografikisht në gjithë Shqipërinë. Shtimi i ofertës agro-turistike që është ofertë e viteve të fundit ka tërhequr shumë turistët në thellësi të vendit duke shtuar numrin e vizitorëve që vijnë edhe për natyrën, lumenjtë, pyllin e ushqimin”, tha Kumabro, njofton Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.