Drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës në krye me kryetarin Arben Fetahu dhe Sekretaren e Përgjithshme, Elvira Dushku kanë zhvilluar një takim pune me ministren për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi.
Numri një i FBK-së, Arben Fetahu në takim ka ngritur tri tema si çështje më urgjente e që janë:ndihma nga pakoja emergjente e Qeverisë për klubet, për basketbollistët/et, fillimi i garave të basketbollit dhe themelimi i Ligës Unike të Basketbollit.
“Takimi me Ministren Dumoshi ka qenë më se i mirëseardhur, sepse kemi pasur rastin t’i diskutojmë më në detaje problemet me të cilat po ballafaqohemi në këtë kohë pandemie ne si komunitet i basketbollit dhe për gjetjen e mënyrës më të duhur për përkrahje të klubeve dhe basketbollistëve/eve tona në këto kohë të vështira nga pakoja emergjente e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka thënë Fetahu për faqen zyrtare të FBK-së.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.