Lajmet e fundit

“Nga nëntë (9) operatorë ekonomikë të përgjegjshëm, kontrata i është dhënë operatorit ekonomik i cili ka ofruar çmimin më të lartë në vlerë totale 1,770,554€, duke fituar përmes kombinimit të planit dinamik (180 ditë, nga 17.06.2025 deri më 17.12.2025) dhe garancionit 10-vjeçar. Edhe përkundër përcaktimit të planit dinamik në kontratë, më 16.12.2025 operatori ekonomik fitues ka paraqitur kërkesë për rishikim të kushteve kontraktuale dhe zgjatje të afatit të planit dinamik, duke arsyetuar se Autoriteti Kontraktues nuk i ka përmbushur obligimet e tij kontraktuale. Sipas të dhënave financiare, deri në fund të vitit 2025 janë realizuar shpenzime në vlerë prej 1,779,376 €, ku përfshihen edhe pagesat nga kontrata për punë shtesë, nga buxheti total i projektit prej 1,935,595 €. Megjithatë, pavarësisht kalimit të afatit të planifikuar për përfundimin e punimeve, projekti nuk është përmbyllur, duke rezultuar në vonesa të konsiderueshme në zbatimin e kontratës, përkundër peshës së përcaktuar në vlerësimin e ofertave lidhur me planin dinamik. Shkaku i vonesave në realizim ishte mungesa në planifikimin dhe monitorimin e zbatimit të kontratës dhe mungesës së mekanizmave efektivë për sigurimin e respektimit të planit dinamik të ofertuar." - thuhet në raport, transmeton Klankosova.tvAuditorët kanë vlerësuar se vonesat kanë ardhur si pasojë e mungesës së planifikimit dhe monitorimit të mjaftueshëm të zbatimit të kontratës, si dhe mungesës së mekanizmave efektivë për respektimin e planit dinamik. Kërkesa për rishikim të kushteve kontraktuale duke zgjatur afatin kohor pas nënshkrimit të kontratës cenon parimin e barazisë në trajtimin e operatorëve ekonomikë dhe integritetin e procesit të prokurimit. Për më tepër, vonesat në përfundimin e projektit ndikojnë në bartjen e obligimeve financiare në vitin pasues. ZKA ka rekomanduar që Ministria e Shëndetësisë të forcojë mekanizmat e monitorimit të kontratave dhe të sigurojë respektim më rigoroz të afateve të përcaktuara gjatë procesit të prokurimit. /Klankosova.tv