Lajmet e fundit

Gjatë takimit, Gashi shprehu përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin në mes institucioneve të Kosovës dhe komunave të Luginës së Preshevës, veçmas në fushat që lidhen me kulturën, rinin dhe sportin.
"Ne si MKRS-së ndër prioritetet tona kemi përkrahjen e librit nëpër të gjitha qendrat regjionale të Kosovës, por vëmendja jonë është edhe për shqiptarët të cilët jetojnë në Preshevë, Medvegjës dhe Bujanovc ashtu që libri dhe aktivitetet që nxisin dashurinë për librin, për leximin, të jenë më afër qytetarëve”, theksoi ministri Gashi.
Ndërkaq, në anën tjetër përfaqësuesit e institucioneve të Kulturës nga Kosova Lindore, Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës u shprehën të kënaqur që për herë të parë kemi një takim me ministrin e Kulturës së Kosovës, duke falënderuar Ministrin Gashi dhe Institucionet e Republikës së Kosovës për mbështetjen qytetarëve shqiptarë të cilët jetojnë në Kosovën Lindore.